Aktualitet

Krujë, një 32 vjeçar gjeti vdekjen pasi humbi kontrollin e automjetit!

Një aksident i rëndë rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në Krujë, me pasojë vdekjen e një 32 vjeçari. Rreth orës 06:15 minuta, makina që po drejtonte doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike, në fshatin Bubq. Nga grupi hetimor po punohet lidhur me përcaktimin e shkaqeve të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.