Gossip Live From Tirana

Krusita dhe Kristi çift?! Olta Sheta: “Motori i shtëpisë, por nuk është në preferencat…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Duket sikur po lindin disa shkëndija romance mes Kristit dhe Krusitës, si mendon?

Këtë nuk e di, nuk e kam parë. Por unë e shoh di lojëtar. Nëse ka një njeri që e ka kuptuar si luhet “Big Brother”, është ‘bajamja’. Po shumë mirë, të dy këngëtarë, bëjnë edhe ndonjë duet bashkë.

A do shkonin si çift?

Si çift, jo. Nuk besoj që Krusita do ketë preferenca siç është Kristi. Kristi është person pozitiv. Më pëlqen mënyra se si luan, e ka kuptuar si luhet “Big Brother”, i acaron të gjithë. Ka shumë intuitë. Është i zgjuar. Sidomos ajo dalja nga burgu ishte fantastike fare, më ka pëlqyer shumë. Ai është motori i shtëpisë, krijon situata.