Celebrities Film & Tv Gossip Live From Tirana

Olta Sheta: Po të ishte burrë Gimbo, nuk kishte pranuar që Selin të…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Kur po diskutonin pëe Selin dhe Mirin se cili prej tyre në këtë moment të lojës është më lart ndër të tjera Olta u ndal edhe tek Gimbo për të cilin tha se:

Po të ishte burrë Gimbo, nuk kishte pranuar që Selin ta ftonte në dasmë Mirin sepse ka hyrë me gjithë atë informacion ai nuk ka hyrë që ditën e parë. 

Si e parashikon Olta vazhdimësinë e raportit Miri-Selin, do të ribashkohen ata?

Pa dalë Gimbo, jo. Është Gimbo që i prish punë, duhet të eleminohet, të dalë dhe pastaj të rifuten prapë në lojë këta të dy dhe mendoj që do të rifuten sepse nuk kanë lojë pa njëri-tjetrin. Është një pengesë, pastaj i bie që të mos kesh respekt fare dhe për atë dasmë sido që të jetë edhe në kuadër të lojës por edhe puthjet dhe deklarimi i saj që ka ndjenja për këtë djalë. Në momentin që do të dalë Gimbo, Miri e ka terrenin më të hapur, kjo mund të jetë më e lirshme. Gimbo nuk është finalist.