E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta. Ajo ka bërë një analizë të lojës së katër finalistëve të “Big Brother VIP 5” dhe se cili do të fitojë sipas saj…
Si e ke parë lojën e Rogertit?
Unë në radhë të parë, dua të mendoj që Rogerti nuk është aq negativ sa është shfaqur atje. Nuk e di pse e mendoj kështu. Unë besoj të kundërtën, më duket njeri pozitiv. Ai edhe kur të ofendon, qesh, ka një buzëqeshje shumë të pafajshme. Nuk e njoh Rogertin, por mendoj që ai brenda është pozitiv. Rogerti ka hyrë me një qëllim dhe ka zgjedhur që të luajë rolin e negativit, që nuk do jetë asnjëherë pozitivi. Roli negativ është më i vështiri për të gjithë aktorët, pozitivin e bëjnë të gjithë, negativi është i vështirë të bëhet. Unë mendoj që Rogerti ka hyrë me këtë kartë, që do zgjedhë të luajë negativisht në atë lojë, të jetë një nga më ofenduesit në atë lojë. Shumë persona, qogtë jashtë, qoftë dhe banorët brenda, në mendje e kanë pasur atë që thotë Rogerti, por nuk kanë pasur guximin ta shprehin. Janë ca njerëz që i mbajnë përbrenda, duan ta thonë, por mendojnë se si do gjykohen jashtë. Kurse Rogerti ka qenë pa dorashka. Pse këta banorë nuk ia përmendën më parë krevatin Mirit? U desh të hynte Rogerti. Të gjithë banorët atje janë stepur se çfarë do thonë njerëzit jashtë. Kurse Rogertit nuk i ka interesuar fare, ka thënë unë do bëj “Big Brother” edhe kaq.
A e sheh Rogertin si fitues?
Rogerti, që ka rindezur “Big Brother”, duam apo nuk duam ne, na vjen keq apo jo, kjo është pak por e sigurt. Mbas hyrjes së Rogertit u ndezën dhe banorët, u ndez dhe loja. Para se të hynte Rogerti të gjithë ishin në gjumë, ishin mirë me njëri-tjetrin. Aq vaj nuk mund të shkonte. Nuk e shoh si fitues. Edhe Rogerti e di që nuk është fitues, e di që nuk ka mbështetje deri në këtë pikë. Rogerti e di si luhet loja e “Big Brother”, por njerëzit jashtë nuk e dinë si luhet loja e “Big Brother”, e shohin ndryshe.