“Europa do të ngrihet kundër përpjekjeve të Donald Trumpit për të ‘destabilizuar’ Bashkimin Europian dhe për të penguar bashkëpunimin ndërkombëtar”. Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Yves Le Drian iu referua mbështetjes që presidenti amerikan i ofroi Britanisë pas procesit të BEXIT-it. Kryediplomati francez foli drejtpërdrejtë kur tha se Trump nuk mund ta pranojë se ka një entitet që quhet BE.