Sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Në seancën e fundit, avokati Kujtim Cakrani kërkoi riekspertim të të ardhurave të Metës që nga viti 1992, ndërsa në fund shpalosi edhe një liste me 134 emra që kërkon të thirren dëshmitarë.
Mes tyre, kryeministri Edi Rama, ish deputetë, ish bashkëpunëtorë të tij në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe disa shtetas të huaj të lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin, përfshirë Charles McGonigal.
SPAK kërkon pyetjen e 110 dëshmitarëve. Sot është radha e Kryemadhit, më pas vendos GJKKO për listën gati rekord të personave që pritet të pyeten.
Pas seancës, u njoftua gjithashtu ndryshimi i avokatit mbrojtës të Metës, ku sipas studios ligjore të Cakranit, marrëveshja u mbyll për shkak të humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.
Kryemadhi u paraqit në Gjykatën e Posaçme e veshur me një bluzë ku lexohej ‘It’s a wonderful day’, (Eshtë një ditë e mrekullueshme).