Kryeministri holandez, Mark Rutte u bëri thirrje veçanërisht të rinjve të ndjekin rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që të shmanget një bllokim i dytë. Rutte shprehu shqetësimin se shumë të rinj po sillen në mënyrë të papërgjegjshme. Gjithashtu paralajmëroi turistët të shmangin vendet e mbushura me njerëz në Amsterdam, pasi ekziston rrezik i konsiderueshëm i përhapjes së virusit. Roterdami e Amsterdami janë mes qyteteve më të prekur nga COVID-19/a në Holandë.