Së fundmi, Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteza e re e Thumanës së rindërtuar pas tërmeteve të 2019-ës. Rama shkruan në rrjetin e tij social “Facebook”, se janë ndërtuar 14 pallate me gjithsej 278 apartamente, 155 banesa individuale, shëtitore, terrene sportive dhe shkolla.
Ndërkaq, Kryeministri ka shkruar:
MIRËMËNGJES
dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë
278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi” dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158957522106523
Rikujtojmë, se Kryeministri postoi pak kohë më parë një video me pamje nga Thumana dhe deklaroi se brenda 4 muajsh Thumana do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve. Kryeministri theksoi se punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja.