Kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht në një aksion simbolik për pastrimin e plazhit të Shëngjinit. Ai pohoi se do të angazhohen në terren edhe ministrat në zonat e tyre. Ndërkaq Rama the se: “Sezoni turistik i këtij viti do të jetë me shumë më tepër pastërti, siguri e mundësi argëtimi, por duhet që edhe qytetarët e bizneset të jenë kontributorë të rëndësishëm në suksesin e tij. Me patronazhimin e të gjithë ministrave të shpërndarë në territor, por dhe me mbështetjen e sipërmarrjeve, si dhe të afro 1 mijë të rinjve, ky aksion synon jo vetëm pastrimin fillestar të zonave turistike, por edhe të garantojë pastërtinë e vijës bregdetare përgjatë gjithë sezonit. Përsa i përket sigurisë përgjatë sezonit turistik, Kryeministri shtoi se “kemi bërë një plan shumë të detajuar, duke filluar që nga koordinimi i të gjithë hoteleve me Policinë e Shtetit dhe deri tek zhurmat që janë një problem i tmerrshëm që këtë vit do ta zbusim shumë, plus këto mjetet e ujit për t’i sistemuar.”