Bota

Kryeministri rumun Ludovic Orban vendos të vetëkarantinohet

Kryeministri liberal rumun, Ludovic Orban njoftoi sot se do të hyjë në vetëkarantinë, pasi takoi një senator të partisë së tij, pozitiv me COVID-19. 56-vjeçari Orban, i cili drejton qeverinë e përkohshme, bashkë me ministrat, pritet të testohen. Ditët e ardhshme do të vendoset për karantinimin e mundshëm të të gjithë pjesëtarëve të Qeverisë.