Ditën e sotme, 16 dhjetor, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, moti vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina janë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes e kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut dhe me shpejtësi mesatare 7 m/sek. Hera-herës, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Deti është me valëzim të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat variojnë minus 2-20 gradë Celsius.