Gossip

Ku do të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Pas nëntë vitesh lidhje, Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij Georgina Rodriguez po përgatiten më në fund t’i japin fund beqarisë me një ceremoni madhështore në vendlindjen e futbollistit, në Madeirë.

Sipas The Sun, çifti që u fejua në gusht pritet të martohet këtë verë, pas përfundimit të Kupës së Botës, në katedralen historike të Funchal-it.

Ylli i Al-Nassr ka zgjedhur katedralen më të vjetër të qytetit, të shenjtëruar në vitin 1514, e cila është qendra kryesore fetare e rajonit dhe e famshme për çatinë e saj mbresëlënëse. Festa e dasmës do të vazhdojë më pas në një nga hotelet luksoze të ishullit.

Për Ronaldon, zgjedhja e këtij vendi ka një simbolikë të fortë emocionale: katedralja ndodhet më pak se tre kilometra nga spitali ku ai ka lindur dhe jo shumë larg stadiumit të klubit të tij të fëmijërisë, Nacional da Madeira, ku ai luajti përpara se të transferohej te Sporting Lisbon në moshën 12-vjeçare.