Bota Celebrities Sport

Cristiano Ronaldo bën një selfie në Shtëpinë e Bardhë me Musk, Infantinon dhe Georgina!

Një foto përkujtimore e Cristiano Ronaldos nga darka e djeshme në nder të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, paraqet figura të fuqishme nga politika, biznesi dhe sporti.

LEXO EDHE: Cristiano Ronaldo surprizon SHBA-në, ylli portugez pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump!

Por gjithashtu u kujtoi shumë njerëzve selfien nga Oscarët e vitit 2014, ku ishin përfshirë disa nga njerëzit më të dashur të showbiz-it. Ronaldo pozon me partneren e tij Georgina (poshtë djathtas), drejtorin ekzekutiv të Tesla-s, Elon Musk, i cili u shfaq për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë pas një kohe të gjatë, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, sekretarin amerikan të tregtisë, Howard Lutnick (i katërti nga e majta).

Të pranishëm janë edhe kreu i inteligjencës artificiale dhe kriptovalutave në Shtëpinë e Bardhë, David Sachs (i treti nga e majta), dhe presidenti dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Greg Brockman (prapë djathtas).

Ronaldo, 40 vjeç, nuk ka luajtur në tokën amerikane që prej vitit 2014, kur me Real Madridin u përball me Manchester United në “Michigan Stadium”. Vizita e tij e fundit në SHBA datonte në vitin 2016, pas suksesit të Portugalisë në Europian.

Ndërkohë, portugezi mund të rikthehet të luajë në SHBA në mars, pasi sipas “The Athletic”, Portugalia pritet të konfirmojë një miqësore ndaj Shteteve të Bashkuara në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës. Edhe pse Ronaldo është pezulluar për tre ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Irlandës, masa vlen vetëm për takimet zyrtare, ndaj ai mund të jetë i disponueshëm për miqësoren.

Federata Portugeze pritet të apelojë gjatësinë e pezullimit, duke pretenduar se Ronaldo u provokua fillimisht nga Dara O’Shea dhe se deklaratat e trajnerit të Irlandës, Heimir Hallgrimsson, kanë ndikuar te gjyqtarët.