E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë psikologia Anisa Zaçe, e cila së bashku me Jonida Aliçkollin, Lei Krajan, Arbër Çepanin dhe Niko Komanin kanë bërë një analizë të banorëve dhe sjelljeve të tyre në këtë edicion të “Big Brother VIP” dhe jo vetëm kaq…
Ku ndahen narcizismi nga një lloj vetëbesimi i tepruar?
Ndahet nga shumë gjëra, është pak e vështirë sepse një njeri që ka thjesht vetëbesim është shumë më i fokusuar tek vetja. Zakonisht njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit narcist kanë një formë të tërë se si funksionojnë. Në fillim të mbysin me dashuri, ta hedhin të gjithë dashurinë dhe të thonë që ti je më i miri, më i bukuri dhe më i zgjuari dhe në momentin e parë që tërhiqet pak vëmendja, zakonisht shpërthejnë kanë karakter që nuk pranojnë asnjëherë gabime, nuk dinë të thonë më fal. Kanë disa karakteristika këto dhe shumë të tjera që e dallon.
Mund të trajtohet?
Është shumë e vështirë sepse njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit narcist nuk e kuptojnë që kanë një problem. Mendojnë që me ta gjithçka është okej dhe bota është problemi dhe kjo e bën të vështirë. Por nëse arrijnë që ta shohin tek vetja apo dikush i afërt jua thotë dhe ata të kenë besim mjaftueshëm sa ta ndjekin si çështje nuk do të thoja kurohet por mund të mbahet nën kontroll dhe mund të ketë një jetë shumë normale dhe marrëdhënie të shëndetshme.
Njerëzit me çrregullimet e personalitetit lindin të tillë apo jo?
Për çrregullimet e personalitetit ne nuk mund të themi një arsye të caktuar, zakonisht familja apo historitë e jetës. Çrregullimet e personalitetit zhvillohen gjatë jetës ne nuk lindim të tillë. Zhvillohen gjatë jetës.