Sport

Franca e futbollit menjëherë në duart e Zidane-it!

Franca i besohet Zidane-it dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe. Ish-lojtari i njohur ka fituar 3 Champions radhazi me Real Madrid si trajner. Talenti nuk mungon, por “Bleus” duhen ribërë për të gjetur ekuilibrin.

Tani Zizou. Vetëm Zizou. Të gjithë duan Zizou. Kurrë Franca nuk e ka pritur një trajner si Zinedine Zidane, më i madhi pas Michel Platini dhe trajner fitues i Real Madrid në periudhën 2016-2021.

E di emrin e pasuesit të Deschamps, por nuk mund ta them, u shpreh muaj më parë presidenti Philippe Diallo. Dhe të gjithë e kuptuan se referimi ishte Zidane. Cikli i Deschamps ishte mbyllur, pavarësisht gjysmëfinales së humbur, pas 14 vitesh të jashtëzkonshme. Franca nuk mund të gjendej e papërgatitur.

Është vetëm çështje kohe, ndoshta ditësh, zyrtarizimi i Zidane në krye të “Gjelave”. Ai është kandidati i vetëm.

Ndihem gati, ka thënë vetë Zizou pak kohë më parë.

Për herë të fundit ka drejtuar në vitin 2021, kur la Real Madrid pas 6 sezonesh si fitues. Karizmatik dhe një menaxhim tekniko-taktik mjaft i mirë.