Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.
Sipas njoftimit, shpërthimi është parashikuar të realizohet sot rreth orës 11:30, afro 950 metra nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasës, me qëllim hapjen e trasesë së rrugës.
Autoritetet bëjnë të ditur se punimet janë koordinuar me Policia e Shtetit, për të garantuar menaxhimin dhe sigurinë e qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
ARRSH-ja iu bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.