Erik Fullani, një nga personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar, ka bërë një deklaratë që ka ndezur rrjetin.
Gjatë një interviste së fundmi, ai ka zbuluar se është gati për një kapitull të ri në jetën e tij personale – martesën.
Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin
– tha Fullani me humor, duke lënë të kuptohet se planet për martesë janë më serioze se kurrë.
Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta, sidomos për shkak të lidhjeve të përfolura të tij me Sara Hoxhën.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht romancën, ata janë parë shpesh bashkë në dalje dhe evente, ndërsa fotot e postuara në vende të ngjashme në rrjete sociale kanë ngritur dyshimet se mes tyre po lulëzon diçka më shumë.
Fullani, megjithatë, ka zgjedhur të mos japë detaje mbi “vendin e dasmës” apo identitetin e partneres, duke ruajtur një dozë misteri.
Nga ana tjetër, Sara Hoxha – e cila është nënë e një vajze nga lidhja e saj me Ledri Vulën – nuk ka reaguar ende, por burime pranë saj thonë se duket më e qetë dhe më e lumtur se kurrë.
A është kjo shenja e parë e një dasme të bujshme në horizont? Koha do ta tregojë, por duket se Erik Fullani këtë herë e ka seriozisht.