Kunati i Eglit ka komentuar sot në Fan Club rikthimin e saj në “BBV4”.
Egli vendosi të rikthehej për ata qindra ose mijëra që për një javë kanë komentuar, na kanë shkruar që donin që Egli të rikthehej, por edhe për veten e saj që të dalë nga shtëpia, siç hyri duke qeshur. Unë e shoh që po ecën me tru, nuk po dëgjon më zemrën.
Ai gjithashtu ka reaguar në “Fan Club” lidhur me deklaratën e bujshme të Gert Ferrës për Eglin. I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ish-banori Gert Ferra, ka bërë deklaratën virale se Egli është në një lidhje jashtë.
Pjesë nga intervista e Gertit në TAR:
Gerti: Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.
Atalanta: Pra e ka sjellë dikush?
Gerti: Po, po.
Atalanta: Ju e njihni?
Gerti: Jo, atë e shkruan e gjithë dynjaja. Nuk e ka mohuar askush.
Atalanta: Ju e njihni atë djalin?
Gerti: Unë si emër e njoh, jo personalisht. Pse i bie në qafë këtij djalit tjetër, po e masakron këtu kur ti për vete ke skelete nën sirtarin tënd.
Atalanta: Keni një emër?
Gerti: Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër.