Sport

Kupa e Shqipërisë, nga shorti sot mësohen dy çiftet e gjysmëfinaleve!

Në mjediset e Shtëpisë së Futbollit, ku gjendet selia e Federatës Shqiptare të Futbollit, FSHF, sot në orën 15:00 hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Katër skuadrat e kualifikuara janë Vllaznia, Egnatia, Elbasani dhe Dinamo City.

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në futbollin shqiptar paraqet interes, sepse është një rrugë më e shkurtër se kampionati për të shkuar në Europë.

Në këtë moment, duket se më e interesuar është Dinamo City, e dalë nga katërshja e parë e kampionatit, pas humbjes në derbin me Partizanin. Blutë janë edhe mbajtësit në fuqi të trofeut. Ndeshjet gjysmëfinale luhen në prill, pra muajin e ardhshëm.