Së fundmi, vëmendja është zhvendosur te pasuria gjigante e lidhur me liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra gjatë fundjavës në sulmet ajrore izraelite. Pasuria e lidhur me rrjetin e tij familjar dhe ekonomik varion nga 100 deri në 200 miliardë dollarë. Raportohet se fondet janë mbajtur në llogari bankare jashtë vendit, përfshirë Venezuelën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Siri, Francë, Britani dhe disa vende afrikane.
Një pjesë e madhe e kësaj pasurie lidhet me Setad, i njohur zyrtarisht si Urdhri për Ekzekutimin e Imamit Khomeini, një konglomerat ekonomik nën autoritetin e liderit suprem. Fillimisht i krijuar për menaxhimin e pronave të braktisura, Setad u shndërrua në një perandori ekonomike me interesa në energji, telekomunikacion, pasuri të paluajtshme, ar dhe diamante.
Raportime ndër vite kanë pretenduar se prona të minoriteteve dhe emigrantëve iranianë janë konfiskuar dhe përfshirë në këtë rrjet ekonomik. Gjithashtu, janë përmendur investime përmes kompanive dhe ndërmjetësve jashtë Iranit, me destinacione të mundshme financiare si Lihtenshtajni dhe Zvicra. Këto pretendime, megjithatë, nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Kritikët, nga ana tjetër, kanë ngritur akuza për posedim avionësh privatë, apartamente luksoze dhe asete të shumta familjare.
Pas vdekjes së Ali Khameneit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, një nga nipërit e po përmendet si një figurë e mundshme në rolin e pasardhësit. Zhvillimet e fundit dhe pasiguria rreth udhëheqjes kanë rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e trashëgimisë politike në Iran. Sipas ‘Reuters’, Hassan Khomeini, 53 vjeç, është më i njohuri nga 15 nipërit dhe mbesat e Ajatollahut. Ai konsiderohet relativisht i moderuar brenda hierarkisë fetare dhe ka lidhje të afërta me reformistët, përfshirë ish-presidentët Mohammad Khatami dhe Hassan Rouhani, të cilët promovuan politika angazhimi me Perëndimin gjatë mandateve të tyre.