Celebrities Gossip Showbiz

Kush e gjen, bëhet milioner! Aurora James humb vathin me diamant në Met Gala?

Një moment i pazakontë ka marrë vëmendjen në Met Gala, pasi dizajnerja Aurora James ka humbur një vath me diamant gjatë mbrëmjes luksoze në New York.

Sapo e kuptoi se bizhuteria e saj e shtrenjtë ishte zhdukur, ajo zgjodhi ta trajtojë situatën me humor, duke bërë një koment që u përhap menjëherë në rrjet:

Diku është poshtë. Kushdo që e gjen, sapo ka fituar jackpot

Madje, James zbuloi se kishte pasur një parandjenjë për këtë incident edhe para se të ndodhte. Ajo kishte paralajmëruar stafin në hyrje të eventit se diamanti mund të binte, duke shtuar me shaka se kur ta gjenin, ishte i saj.

Kur vathi u shkëput gjatë mbrëmjes, dizajnerja u përkul menjëherë për ta kërkuar, por pa sukses. Pavarësisht përpjekjeve, bizhuteria nuk u gjet.

Ngjarje të tilla janë të rralla, por në një event si Met Gala, ku ekspozohen bizhuteri me vlera marramendëse, çdo incident i papritur kthehet menjëherë në lajm viral.

Rasti i Aurora James është bërë një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni, duke treguar se edhe në mesin e luksit ekstrem, një situatë e vogël mund të vjedhë gjithë vëmendjen.