Gossip

Orlando Bloom thumbon ish-të fejuarën Katy Perry për Halloween?

Aktori i njohur Orlando Bloom ka shkaktuar reagime të shumta pas një veprimi që fansat e kanë cilësuar si “goditje të fshehtë” ndaj ish-të fejuarës së tij, Katy Perry.

Një foto e aktorit 48-vjeçar u bë virale në rrjet, pasi ai u pa duke pozuar ngrohtësisht me aktoren Rachel Lynn Matthews, e cila ishte veshur si Katy Perry në një festë Halloween-i.

Rachel kishte veshur një kostum blu identik me atë që Katy mbante gjatë udhëtimit të saj në hapësirë me “Blue Origin”, ndërsa kishte vendosur edhe një paruke të zezë, duke imituar pamjen e këngëtares.

Madje ajo e përqeshi publikisht momentin kur Katy, pas zbritjes nga kapsula hapësinore, përqafoi tokën dhe e puthi atë, duke e ripërsëritur po të njëjtën skenë dhe duke shkruar në mbishkrim:

“Take up space!” (“Zë vendin tënd!”).

Ky veprim u interpretua nga fansat si një tallje e hapur ndaj këngëtares, ndërsa fakti që Orlando pozoi me Rachel e bëri situatën edhe më të ndjeshme.

Një përdorues shkroi në Reddit:

Kjo është shumë e pavend, sidomos për dikë me të cilin ai do të duhet të bashkëprindërojë

-ndërsa një tjetër shtoi:

Krejtësisht pa shije dhe pa respekt.


Marrëdhënia nëntëvjeçare e Orlando Bloom dhe Katy Perry mori fund në korrik të këtij viti. Dyshja ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove.

Pas ndarjes, Katy ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të një romance të re të përfolur me ish-kryeministrin kanadez Justin Trudeau, me të cilin u pa duke u puthur dhe përqafuar në një jaht luksoz në brigjet e Kalifornisë.

Ndërkohë, Orlando Bloom është parë sërish në takime romantike me një brune misterioze në Chelsea, duke u përpjekur ta mbajë jetën e tij private sa më diskrete.

Interesant është fakti se në të njëjtën javë, Katy Perry publikoi klipin e ri “Bandaids”, një këngë që sipas fansave përmban referenca të qarta për lidhjen dhe ndarjen e saj nga Bloom.

Në tekst, ajo flet për përpjekjen për të shpëtuar një marrëdhënie që po vdes dhe për dhimbjen që sjell dashuria e humbur.

Në anën tjetër, ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau, postoi një mesazh enigmatik në rrjetet sociale për “lirimin e dashurisë”, duke shkruar:

Dashuria nuk ka të bëjë me zotërimin, por me praninë. Kur lëshojmë atë që s’mund ta mbajmë, bëjmë hapësirë për të vërtetën dhe kujtesën.

Ky reagim u pa nga shumë ndjekës si një përgjigje e tërthortë ndaj romancës së ish-bashkëshortit të saj me këngëtaren pop.

Duket se ndarja e Orlando Bloom dhe Katy Perry, ndonëse miqësore në fillim, po kthehet gjithnjë e më shumë në një sagë me nota ironie, simbolike dhe pasthënie publike, që fansat mezi presin t’i komentojnë.