Gossip Showbiz

Orlando Bloom gjen sërish dashurinë? Aktori prezantohet me familjen e modeles?

Orlando Bloom duket se ka kthyer faqen pas ndarjes nga Katy Perry, duke nisur një romancë të re larg vëmendjes së madhe mediatike.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, aktori është në një lidhje me modelen 28-vjeçare Louisa Lemel, me të cilën thuhet se ka disa muaj që po takohet në mënyrë diskrete.

Madje, marrëdhënia duket se ka avancuar, pasi Bloom ka takuar edhe familjarët dhe miqtë e saj.

Çifti së fundmi ka bërë një udhëtim në Zvicër, ku kanë qëndruar në Cyrih dhe më pas kanë kaluar fundjavën në resortin luksoz Bürgenstock Resort. Ky udhëtim ka ngritur më shumë dyshime se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

Një burim pranë çiftit ka zbuluar se ata janë bërë shumë të afërt dhe kanë krijuar një lidhje të fortë, pavarësisht sfidave të distancës, pasi Bloom jeton në Los Angeles ndërsa Lemel në New York. Sipas të njëjtit burim, mes tyre ekziston një kimi e dukshme.

Thashethemet për romancën nisën të përhapen pasi ata u panë së bashku duke u larguar nga Super Bowl në Kaliforni, muajin e kaluar.

Kujtojmë që Bloom dhe Perry i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2025, pas nëntë vitesh bashkë, gjatë të cilave sollën në jetë edhe vajzën e tyre, Daisy.

Ndërkohë, Lemel nuk është një emër i panjohur në botën e modës. Ajo ka studiuar psikologji dhe ka bashkëpunuar me marka të njohura si Calvin Klein, Maybelline dhe YSL Beauty, duke ndërtuar një profil gjithnjë e më të fortë në industrinë e bukurisë.