Aktori i njohur amerikan, Orlando Bloom, ka nisur një lidhje me modelen Luisa Laemmel, 21 vjet më e re se ai, pas përfundimit të fejesës me këngëtaren Katy Perry. Dyshja u panë së bashku duke u larguar nga stadiumi Levi’s në Santa Clara pas Super Bowl.
Sipas një burimi për Daily Mail, ata “ishin shumë të afërt dhe po flisnin me Todd Graves dhe Jamie Foxx” në apartamentin Raising Cane. Deri tani, Bloom dhe Laemmel nuk kanë komentuar publikisht lidhjen e tyre.
Luisa Laemmel jeton në New York dhe ka punuar me marka të njohura si Calvin Klein dhe Brandy Melville. Ajo është përfaqësuar nga agjenci mode prestigjioze, përfshirë New York Model Management, Women 360 Paris, The Lab Models dhe LA Model Management.
Orlando Bloom kishte qenë i lidhur për gati 10 vjet me Katy Perryn, dhe në qershor të vitit 2025 ata konfirmuan përfundimin e fejesës.
Megjithatë, çifti ka mbajtur marrëdhënie të mira dhe ndajnë përgjegjësi për vajzën e tyre, Daisy Dove, e lindur në vitin 2020. Ndërkohë, Katy Perry ka gjetur lumturinë me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.