Në seancën plenare kryeparlamentari Niko Peleshi lexoi emrat e propozuar për Këshillin për Rregulloren e Mandatet, si dhe Këshillin për Legjislacionin.
Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren
PS
Niko Peleshi
Taulant Balla
Ulsi Manja
Bledi Çuçi
Bledi Çomo
Antoneta Dhima anëtare zëvëndësuese
Arkend Balla zv.anëtar
PD
Gazment Bardhi
Oerd Bylybashi
Elda Hoti
Gent Strazimiri
Saimir Korreshi
Ivi Kaso zv/anëtar
Gerta Bardeli zv/anëtare
Këshilli i Legjislacionit
PS
Fatmir Xhafaj
Damian Gjiknuri
Olsi Komici
Erion Malaj
Aulona Bylykbashi
Ani Dyrmishi zv/anëtarë
Erjona Ismaili zv/anëtarë
PD
Ivi Kaso
Arjan Ndoji
Gjin Gjoni
Greta Bardeli
Bledi Himçi
Oerd Bylykbashi zv/anëtar
Gazment Bardhi zv/anëtar
Nuk munguan debate opozitë-maxhorancë në Kuvend, pas kërkesës së socialistëve për të kaluar me procedurë të përshpejtuar ndryshimet në Rregullore. Për seancën plenare që nisi më 10:00, deputetët rikthehen më 12:30, kur pritet të votohen ndryshimet në arkitekturën e Kuvendit, pas propozimeve të kryeministrit Rama lidhur me ristrukturimin e komisioneve të përhershme parlamentare.
Opozita nuk është dakord me ndryshimet. Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi tha se po miratohen njëanshmërisht. Bardhi deklaroi se opozitës po i ngushtojnë hapësirën duke i hequr Komisionin e Integrimit e shtoi se është një turp, që ndryshimet e Kuvendit diktohen nga ekzekutivi. Shefi i grupit socialist, Taulant Balla u shpreh se opozitës i kanë besuar komisione jetike.
Në seancë plenare u betuan 4 deputetët që kishin munguar, Albana Vokshi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi e Jozefina Topalli. Po ashtu, u miratuan disa prej organeve të Kuvendit, të domosdoshme për organizimin e tij, si Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, Këshilli i Legjislacionit apo Byroja e Parlamentit.