Kuvendi ka miratuar sot dekretet e presidenti Bajram Begaj për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj. Në një seancën plenare e cila zgjati pak minuta, u krye shkarkimi i ministrave Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilarli si dhe Milva Ikonomit.
Kuvendi ka votuar emërimin Arbjan Maznikut, Albana Koçiut, Igli Hasanit, Ogerta Manastirliut dhe Anila Denajt.
Ndërkohë që Ervin Mete i emëruar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Financave sot është shkarkuar si drejtor i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe brenda pak ditësh pritet që emri i tij të shkojë për dekretim në Presidencë dhe më pas të miratohet nga parlamenti. Ndërsa Delina Ibrahimaj as nuk është shkarkuar dhe as emëruar. Kështu që do të pritet seanca e ardhshme.
Votimet në Kuvend:
Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor
Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë
Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm
Emërohet me 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi
Emërohet me 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë
Shkarkohet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me 95 vota pro dhe 1 kundër
Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro
Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër
Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro
Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër
Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër
Ervin Mete shkarkohet si anëtar dhe drejtor i AMF me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër
Delina Ibrahimaj nuk eshte emëruar dhe as shkarkuar!
Lajm në përditësim…