Health & Beauty

Ky vend po përballet me një krizë demence por a mund të ndihmojë teknologjia?

Më shumë se 18 mijë të moshuar me demencë u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u shpallën të zhdukur në Japoni vitin e kaluar, ndërsa gati 500 prej tyre u gjetën të vdekur. Autoritetet thonë se këto raste janë dyfishuar që nga viti 2012, në një kohë kur personat mbi 65 vjeç përbëjnë pothuajse 30% të popullsisë. Qeveria paralajmëron se kostot e kujdesit për demencën mund të arrijnë në 14 trilionë jen (rreth 77 miliardë euro) deri në vitin 2030 dhe po i drejtohet teknologjisë për të përballuar krizën.

Në shumë qytete po përdoren pajisje GPS dhe sisteme komunitare që ndihmojnë në gjetjen e personave të humbur brenda pak orësh. Ndërkohë, kompani dhe universitete po zhvillojnë robotë dhe mjete AI që zbulojnë shenjat e hershme të demencës dhe ndihmojnë në kujdesin ditor. Megjithatë, ekspertët theksojnë se teknologjia duhet të plotësojë, e jo të zëvendësojë lidhjen njerëzore, e cila mbetet thelbësore për mirëqenien e të moshuarve. 

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Nature Communications”, ekziston një rrezik më i lartë i demencës nëse kohëzgjatja e gjumit është gjashtë orë ose më pak në moshën 50 dhe 60 vjeç krahasuar me personat që flenë shtatë orë gjatë natës. Pas hulumtimit të gati 8 mijë njerëzve për 25 vjet, studimi zbuloi se të fjeturit më pak se gjashtë orë në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës.

Një studim i ri tregon se personat që nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u kujdesur për veten janë në rrezik më të madh për rënie njohëse. Sipas kërkimeve të Qendrës për Plakje të Shëndetshme të Trurit (CHeBA) në Universitetin “New South Wales” në Sidnej, mungesa e kohës mund të ndikojë në zhvillimin e demencës pothuajse njësoj si ushqimi apo aktiviteti fizik. Studimi, i botuar në revistën The Lancet Healthy Longevity, identifikon kohën si një faktor social ende të pavlerësuar për shëndetin e trurit, potencialisht po aq i rëndësishëm sa arsimi dhe të ardhurat. Autorët theksojnë se “pabarazia kohore”, pra shpërndarja e pabarabartë e kohës ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore, mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë e njerëzve për të ulur rrezikun nga demenca.