Së fundmi ajo ka lajmëruar ndjekësit e saj se do të nxjerrë në treg linjën më të re të quajtur “Kylie Skin”.
Menjëherë më pas ajo është përballur me një lum akuzash pasi përdoruesit pretendojnë se një prej produkteve të linjës së saj dëmton tmerrësisht lëkurën.
Skrabi i trupit përmban pluhur arre, një përbërës i cili mesa duket e dëmton shumë lëkurën.
Dermatologët dhe estetistët më të mirë në botë nuk e rekomandojnë përdorimin e saj, dhe kjo për të vetmin fakt se pluhuri i arrës shkatërron barrierat e lëkurës.
Por sigurisht produkti nuk funksionon për të gjitha lëkurat njëlloj, prandaj është e këshillueshmë që përpara përdorimin të njihet lloji i lëkurës nëse është i përshtatshëm si produkt apo jo.