Showbiz

Kylie Jenner shpreh dëshirën për të patur një tjetër fëmijë

Vitin e kaluar sipërmarrësja më e pasur në botë, Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë në moshën 20-vjeçare.

E teksa vogëlushja e saj Stormi po rritet shumë shpejt ajo dhe partneri i saj, reperi Travis Scott kanë shprehur dëshirën për të patur një fëmijë të dytë.

Këtë herë ata duan një djalë dhe mendojnë se kjo do të jetë një nga planet kryesore të këtij viti pasi jo vetëm që duan të kenë një familje të madhe por që gjithashtu vajza e tyre të ketë një vëlla.

Ky lajm, i publikuar nga “Hollywood Life” vjen pak ditë pasi edhe Kim Kardashian konfirmoi se do të bëhet nënë për herë të 4-t në mënyrë surrogate.