Showbiz

“La Casa De Papel” drejt fundit, nis xhirimi i sezonit final

“Money Heist” ose “La Casa De Papel” është padyshim një ndër serialet që ka gozhduar shikuesit shqiptarë para ekranit.

Konfirmohet nga aktori Alvaro Morte i cili luan rolin e profesorit se tashmë i gjithë kasti ka nisur xhirimet për sezonin e 5-të të serialit. “U riktheva! Profesori u rikthye!” -shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Sakaq, mësohet se ky do të jetë edhe sezoni i fundit i serialit, detaj ky që ka mërzitur fanatikët e tij.

Producenti ekzekutiv, Alex Pina bëri të ditur se “La Casa De Papel” nuk do të ketë sezon të 6-të.