Sport

Laçi: E meritojmë Botërorin, detajet do të bëjnë diferencën kundër Polonisë!

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi doli së bashku me Elseid Hysajn në konferencën e zakonshme për mediat. Ai deklaroi se do të japin maksimumin, se ëndërrojnë për Botërorin dhe se goli i tij më i bukur është ai i shënuar kundër Kroacisë në Europian.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kanë lojtarë me cilësi, ne do luajmë në mesfushë, do mundohemi të mbajmë lojën sa ta stabilizojmë, do përgatitemi nga motivimi, e dimë që është tek ndeshje, duam ta mbarojmë ndeshjen sa më shpejt dhe në këtë mënyrë do të sulmojmë.

Po flasim për një ndeshje kualifikimi në Botëror, të dyja e meritojmë, detajet e vogla do të bëjnë diferencën, do të tregojë shumë gjëra mënyrën si do futemi në lojë, ndeshja mund të shkojë edhe më shumë, por ne duam ta mbarojmë sa më shpejt.

Kur është ndeshja jashtë shtëpisë do të në japë motivim më shumë, do kemi pak tifozë në tribunë, por do na ndjekin në gjithë botën dhe do motivohemi, e kemi pasur ëndërr të shohim Shqipërinë tonë në Botëror, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi, Nuk kemi ndeshje të lehtë, të mendojmë për Poloninë, të bëjmë më të mirën, kemi punuar dhe sakrifikuar shumë vitet e fundit dhe besoj që e meritojmë.

Nuk kam ndonjë lojtar të preferuar se të gjithë kur viojmë nuk kemi shumë kohë të përgatitemi dhe të njhihemi më mirë, grupi pak a shumë ka qenë I njëjtë, në çdo lojtar ndjehem mirë, nuk ka ndonjë që sdua të luaj, kemi shumë vite që jemi bashkë, më njohin dhe i njoh mirë.

Do ta ndërroja golin e Europianit me një gol që do të na çojë në Botëror, Është goli më i bukur që kam shënuar deri tani, derisa të vijë Botërori. E dimë që do të jetë ndeshje e vështirë se polakët kanë cilësi, i analizojmë, por do fokusohemi te ndeshja jonë, stadiumi do të jetë plot me tifozë, të bëjmë krenar veten dhe popullin shqiptar”, tha Laçi.