DASH ka lajmëruar ndalimin e dhënies së vizave nga 21 janari për Shqipërinë dhe Kosovën!
Administrata e Donald Trump po ngrin dhënien e vizave për qytetarët e 75 vendeve duke filluar nga 21 janari, raportoi sot Fox News, duke cituar një dokument të Departamentit të Shtetit.
Një memo e Departamentit të Shtetit, publikuar nga Fox News, i udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e shqyrtimit dhe verifikimit.
Lista e plotë e vendeve përfshin Afganistanin, Shqipërinë, Algjerinë, Antigua dhe Barbudën, Armeninë, Azerbajxhanin, Bahamas, Bangladeshin, Barbadosin, Bjellorusinë, Belizen, Butanin, Bosnjën, Brazilin, Burmën, Kamboxhian, Kamerunin, Kepin e Gjelbër, Kolumbinë, Bregun e Fildishtë, Kubën, Republikën Demokratike të Kongos, Dominikën, Egjiptin, Eritrenë, Etiopinë, Fixhin, Gambinë, Gjeorgjinë, Ganën, Grenadën, Guatemalën, Guinenë, Haitin, Iranin, Irakun, Xhamajkën, Jordaninë, Kazakistanin, Kosovën, Kuvajtin, Kirgistanin, Laosin, Libanin, Liberinë, Libinë, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Marokun, Nepalin, Nikaraguanë, Nigerinë, Pakistanin, Republikën e Kongos, Rusinë, Ruandën, Shën Kitsin dhe Nevisin, Shën Luçinë, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegalin, Sierra Leonen, Somalinë, Sudanin e Jugut, Sudanin, Sirinë, Tanzaninë, Tajlandën, Togon, Tunizinë, Ugandën, Uruguain, Uzbekistanin dhe Jemenin.
Pauza do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar derisa departamenti të kryejë një rivlerësim të përpunimit të vizave. Për momentin nuk u dha asnjë afat kohor.
Sipas deklaratës së Departamentit, “përpunimi i vizave do të pezullohet për vendet, emigrantët e të cilave marrin ndihmë sociale nga populli amerikan me vlera të papranueshme. Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-të të mund të sigurohen që emigrantët e rinj nuk do të marrin para nga populli amerikan.”
Kategoritë e vizave të prekura janë bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vizat studentore dhe turistike mbeten të paprekura.
LEXO EDHE: Kapen mbi 6.8 tonë drogë në Venezuelë: Ministri: Janë të mafias shqiptare që operon në Ekuador!
Në nëntor, Trump u zotua të “pezullojë përgjithmonë” imigracionin nga të gjitha “vendet e botës së tretë” pasi të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan, që vranë një anëtare të Gardës Kombëtare.
Nga Ballkani Perëndimor Serbia mungon në listë.
Në nëntor 2025, udhëzimi i Departamentit të Shtetit i dërguar në posta në të gjithë globin urdhëronte shërbimet konsullore të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të shqyrtimit sipas të ashtuquajturës dispozitë “barrë publike” të ligjit të imigracionit.
Udhëzimi thotë se vizat mund t’u refuzohen aplikantëve që mendohet se ka të ngjarë të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë shëndetin, moshën, aftësinë e anglishtes, financat dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.
Aplikantët e moshuar ose mbipeshë mund të refuzoheshin, së bashku me ata që kishin përdorur në të kaluarën ndihmë financiare qeveritare ose institucionalizim.