Aktualitet

LAJMI I FUNDIT! Lulzim Basha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja!

Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

LEXO EDHE: “18 prokurorë janë kërcënuar”, drejtuesja e KLP në Parlament, zbulon kur do të zgjidhet kreu i BKH!

Gazetarja Hoxha raporton se ai është thirrur nga prokurori Alfred Shehu, si deklarues për hetimet e 21 Janarit.

LEXO EDHE: Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin Besnik Shehu, probleme në 3 shtyllat e vlerësimit!

Kujtojmë se Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë 4 protestues.

Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe.

Basha është pyetur dhe më herët nga prokuroria e Tiranës.

Në vitin 2020 Prokuroria rihapi hetimet dhe kërkoi aktekspertizë për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës dhe më pas mbi bazën e të dhënave të reja, Prokuroria e rihapi këtë cështje, ku ka vetëm 2 të dënuar, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare.