Gossip Showbiz

Lamtumira e fundit për Eldion Kelmendin, Dafina Zeqiri mes të pranishmëve në ceremoni!

Në fshatin Pavlan të Pejës, sot iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me katërçikletë.

Ceremonia mortore mblodhi një numër të madh qytetarësh, familjarësh, miqsh dhe figura publike, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Kelmendi.

Ndër të pranishmit ishte edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.

Pamjet nga ceremonia treguan momentin prekës kur Dafina përqafoi Gjestin, duke i dhënë mbështetje dhe duke i shprehur ngushëllimet e saj në këtë ditë të rëndë.

Prania e saj, ashtu si edhe e shumë kolegëve të tjerë të reperit, është vlerësuar si një gjest solidariteti, duke treguar se arti dhe fama lihen mënjanë përballë një tragjedie kaq të madhe familjare.

Ky moment i dhimbshëm bashkoi shumë figura publike, mes tyre edhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania dhe Kosova, të cilët qëndruan pranë Gjestit në këtë humbje të madhe.