Celebrities

Pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, vjen njoftim zyrtar nga Instagrami i Gjestit!

llogarinë zyrtare të Gjestit është publikuar një reagim zyrtar nga ekipi i tij menaxhues, pas lajmit të rëndë për vdekjen e vëllait të tij, Eldion Kelmendi.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit)”, thuhet në reagimin e publikuar në Instagram.

Rikujtojmë se Eldion Kelmendi humbi jetën tragjikisht në një aksident në Pejë, ku motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një makinë.