Lara Kolturi, adoleshentja italiane e cila përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare të skive, ka siguruar një tjetër rezultat të shkëlqyer sot në një etapë të Kupës së Botës në Sestrier të Italisë.
Në garën e sllallomit gjigand, Kolturi është renditur përsëri mes më të mirave në këtë disiplinë, duke e mbyllur garën në vendin e gjashtë pas 2 zbritjeve të saj. Ajo ishte e 12-a pas zbritjes së parë, por u përmirësua ndjeshëm në të dytën, duke regjistruar kohën 1:04:14 dhe marrë vendin e 6.
Gara u dominua nga italiania Brinjone, me Gut-Behramin në vendin e dytë dhe Robinson në të tretin. Nesër është gara e sllallomit special dhe objektivi i Kolturit është që të renditet përsëri mes 10 më të mirave, duke u konfirmuar si një prej talenteve më premtuese të skive në arenën ndërkombëtare.
Pas debutimit në Kampionatin Botëror javën e shkuar, këtë fundjavë skiatorja jonë Lara Colturi u rikthye në ndalesën e radhës së Kupës së Botës.
Garat e Kupës së Botës u shërbejnë skiatoreve për të marrë sa më shumë pikë për të siguruar edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano-Cortina që do të zhvillohen në muajin janar të vitit 2026.