Facebook dhe Instagram tashmë kanë një konkurrent të fortë. Ekziston një aplikacion më i ri për publikimin e fotografive dhe nuk është si platformat e tjera të mediave sociale. Aplikacioni quhet ‘BeReal’. Dhe ndërsa mund të mos keni dëgjuar për të, shumë të rinj po regjistrohen.
‘BeReal’ është një aplikacion i mediave sociale që inkurajon përdoruesit të ndajnë një pjesë të jetës së tyre në kohë reale. Ai u lançua në fillim të vitit 2020 nga një sipërmarrës në Francë, por shumica e përdoruesve të tij, të paktën 65% janë regjistruar këtë vit. Siç sugjeron edhe emri i tij, fokusi është tek origjinaliteti.
Përdoruesit ftohen një herë në ditë që të ndajnë një foto të asaj që po bëjnë në atë moment. Nuk ka filtra dhe modifikim. Pra, nëse flokët tuaj janë një rrëmujë në atë moment, kjo është ajo që njerëzit do të shohin. Rezultati është shumë larg fotove që shihen nëpër platformat e tjera sociale.

Koncepti i ‘BeReal’ është i thjeshtë. Pasi të shkarkoni aplikacionin, merrni një njoftim një herë në ditë se është koha për “BeReal”. Kjo do të thotë që ju keni dy minuta për të shkrepur dhe postuar një foto të asaj që po bëni. Nuk ka një kohë të caktuar, njoftimi vjen në kohë të rastësishme të ditës. Rezultati është një rrjet social i mbushur me foto të paredaktuara të njerëzve që bëjnë kryesisht gjëra të përditshme, jo magjepsëse, me pizhame, duke bërë detyrat e shtëpisë, duke hipur në autobus. Disa njerëz çaktivizojnë vendndodhjen e tyre për arsye privatësie, pasi aplikacioni funksionon në kohë reale.

Çfarë ndodh nëse nuk postoni brenda dy minutave? Kur klikoni në njoftimin ‘BeReal’ një herë në ditë, kamera juaj hapet brenda aplikacionit së bashku me një kohëmatës me një numërim mbrapsht dy minutash. Keni kohë derisa të mbarojë kohëmatësi për të bërë një foto të asaj që keni para jush. Në të njëjtën kohë, kamera juaj e pasme nxjerr një selfie. Aplikacioni do të ndajë të dyja imazhet. Mund t’i ndani me miqtë kur të jeni gati. ‘BeReal’ gjithashtu i lejon përdoruesit të marrin dhe postojnë foton më vonë gjatë ditës. Por u bën të ditur miqve tuaj se sa orë kanë kaluar njoftimin që keni postuar.