Bota

Lavrov ftoi në Moskë liderin Kim Jong Un

Ministri i Jashtëm rus, në vizitën e tij në Korenë e Veriut, ftoi në Moskë liderin Kim Jong Un. Sipas mediave ruse, Sergej Lavrov i konfirmoi kreut të shtetit komunist, se Moska është e interesuar për paqen në gadishullin korean. Vizita e sotme e kryediplomatit rus në Penian, është e para në 9 vjet dhe vjen teksa veriu komunist përgatitet për takimin mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.