Qasja “armëpushim dhe të shohim” për zgjidhjen e konfliktit me Ukrainën nuk do të funksionojë më, pavarësisht se sa shumë bërtasin Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri britanik Keir Starmer, se Shtetet e Bashkuara duhet të forcojnë sanksionet anti-ruse, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në Universitetin Ruso-Armen në Jerevan. Lavrov tha se në Stamboll, në vitin 2022, Rusia dhe Ukraina “nisën diskutimet e zgjidhjes së propozuar nga delegacioni ukrainas”.
LEXO EDHE: Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?
“Ne ramë dakord me ta. Ato u sigluan, si nga ne ashtu edhe nga ukrainasit. Dhe pastaj Perëndimi ndaloi nënshkrimin e një traktati të bazuar në këto parime. Kjo është arsyeja pse tani na thuhet: ‘Le të bëjmë një armëpushim dhe pastaj do të shohim’. Jo, djema. Ne e kemi kaluar tashmë këtë dhe nuk duam ta bëjmë më këtë! Macronët, Starmerët, Von der Leyenët dhe figura të tjera evropiane, të cilët tani po kërkojnë me histeri që Shtetet e Bashkuara t’u bashkohen veprimeve anti-ruse dhe të rrisin numrin e sanksioneve, nuk na frikësojnë”, tha kryediplomati rus, Sergey Lavrov.
LEXO EDHE: Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh!
Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës rifilluan në Stamboll më 16 maj. Moska dhe Kievi ranë dakord të shkëmbejnë të burgosur sipas një formule “1,000 për 1,000”, të paraqesin vizionin e tyre të detajuar për një armëpushim të mundshëm në të ardhmen dhe të vazhdojnë negociatat. Kreu i delegacionit rus, tha se Rusia ishte e kënaqur me takimin.