Bota

Lavrov shpreson në suksesin e takimit Putin-Trump

Sergei Lavrov thotë se “Samiti Putin-Trump, mund të konsiderohet i suksesshëm nëse çon në rihapjen e kanaleve të komunikimit mes të dy vendeve”. Në një intervistë për Televizionin “Russia Today”, Kryediplomati i Rusisë thekson se “Idealja do të ishte të pajtoheshin”. Takimi i dy presidentëve pritet të hënën më 16 Korrik, në kryeqytetin finlandez Helsinki.