Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se samiti mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të konsiderohet i suksesshëm nëse çon në rihapjen e kanaleve të komunikimit në mes të dyja vendeve. Lavrov theksoi se Rusia “është e gatshme të përgjigjet në çdo pyetje”, që ka të bëjë me ndërhyrjen e dyshuar të inteligjencës ruse gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.