E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj. Në këtë intervistë me Ronaldo Sharkën, Ledjona ka folur më shumë për aksidentin që i ndodhi vetëm pak kohë më parë, partnerin e saj, por po ashtu ka dhënë disa komente edhe për banorët e këtij viti të BBV4…
Nga ana senimentale si po shkon çdo gjë?
Nuk kam asnjë ndrojtje që ta them. Gjithmonë do të tregoj gjërat e mia kur jam e lumtur apo kur jam e mërzitur, por jo ato që unë nuk dua. Unë jam gjithmonë e lumtur. Personi që më ka qëmdruar më shumë afër gjatë kësaj periudhe kur unë kam qenë keq ka qenë personi i zemrës. I jam falënderuese gjithmonë. Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë sot dhe që të qëndrojnë afër në momente të vështira. Se kur je mirë, të gjithë të vijnë.