Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula zbulon nëse është në një lidhje!

Këngëtari i njohur Ledri Vula ka reaguar për herë të parë ndaj spekulimeve të fundit që qarkullojnë në rrjetet sociale, të cilat sugjerojnë një lidhje mes tij dhe TikTok-erës Rina Zaitin.

I ftuar në rubrikën “Galeri” të emisionit “E Diell”, Ledri theksoi se këto thashetheme nuk kanë asnjë bazë të vërtetë dhe nuk ka asnjë lidhje me Rina Zaitin, as nga ana e tij dhe as nga ajo.

Ai shpjegoi se është i përqendruar në karrierën e tij muzikore dhe që shpeshherë krijohen histori të tilla nga njerëzit që shohin ata së bashku, por që nuk ka lidhje romantike mes tij dhe Rina-s.

Gjithashtu, reperi është i njohur për lidhjen e tij të mëparshme me blogeren Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë, Poem Blu, dhe që për këtë arsye ka marrë vëmendje të madhe nga mediat dhe fansat.