Në grindjen për mënyrën e veprimit me refugjatët që duan të hyjnë në Europë, kampet e pritjes në vende jashtë BE-së po shihen si opsion. Por, Libia i tha “JO” Ministrit Italian të Punëve të Brendshme, Matteo Salvini. Në Tripoli, zv.Kryeministri Libian, Ahmed Meitik u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me Bashkimin Europian në çështjen e emigracionit ilegal, ndonëse refuzoi “kategorikisht” që qendra të tilla të ngrihen në territorin e Libisë.