Libri “Zo-om” i Ardian-Christian Kyçykut endet përgjatë një vijëze të ndëprerë kufitare, në trajtë shenjash pikësimi e zbrazëtish ankthi, që lëvrin mes kafshës dhe njeriut, dhe të cilën njeriu shpesh e kapërcen me heshtje të qëllimshme ose të pashmangshme, ndërsa kafsha – me të folme pa fjalë.
Shtatë pjesët e librit (Short Eastory, Kafaz, Pastër, Zëra hua, Trashëgimia, l.o.l., M’e fshehur sesa Letërsija) kanë lidhje rrënjore me njëra-tjetrën dhe përcjellin nga brenda një botë jo vetëm shqiptare e ballkanike, por edhe europiane, duke përdorur në radhë të parë konceptin e shumëfishtë “Zo-om”.
Ardian Kyçyku (pseudonime letrare: Ardian-Christian Kyçyku ose Ardian-Christian Kuciuk; Pogradec, 23 gusht 1969) është një shkrimtar, dramaturg, skenarist, eseist, botues e përkthyes. Ka shkruar më shumë se 55 libra në shqip e rumanisht. Librat e tij janë përkthyer në hungarisht, gjermanisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht, italisht, serbisht, greqisht etj.
“Zo-om” (fjalë e krijuar nga autori dhe që shënon njëherazi Zoo(logjinë), Zo-om (om – njeri, rumanisht) dhe zoom (zmadhim – anglisht).