“Lajm të shkëlqyer” e quajti Erion Veliaj letrën e Komisionit Europian ku konfirmohet se “Ligji për Teatrin nuk e shkel MSA-në”. Nëpërmjet një postimi në Tuitter, Kryebashkiaku i Tiranës thekson se “Kush kërkoi përgjigje nga BE-ja, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA-në, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.