Lil Nas X këngëtari i cili u bë mjaft i komentuar në lidhje me “Montero”(Call Me By Your Name)” një këngë e cila u kthye në hit dhe vëmendjen më të madhe e mori videoklipi i cili ishte ndryshe dhe mjaft i veçantë. Videoklipi ka mbi 322 milion klikime në faqen e YouTube. Por si të mos mungonte kjo Lil Nas X arriti të tërhiqte vëmëndje përsëri në “Bet Awards” me super performancën e tij të cili arriti ta finalizonte me një puthje.
Ai ka zgjedhur herë pas here për të qëndruar në të vërtetat e tij, por kjo nuk do të thotë gjithmonë se nuk do të ketë edhe reagime apo komente të ndryshme. Kujtojmë së reperi DaBaby u vendos në qendër të kritikës për komentet e tij në lidhje me njerëzit e infektuar me HIV dhe homoseksualëve. Një një intervistë të dhënë së fundmi kur ai u pyet në lidhje me këto komente të bëra nga reperi, ai është shprehur se:
E vërteta e sinqertë është se unë nuk dua të flas shumë për homofobinë brenda rap-it, sepse mendoj se kjo është një fushë shumë e rrezikshme. Ka të bëjë më shumë për sigurinë time sesa për çdo gjë tjetër.
https://www.instagram.com/p/CQvLnHrN6Pn/?utm_source=ig_web_copy_link
Ai gjithashtu nuk nguroi të tregonte se që pas videoklipit të lançuar i është dashur që të lëvizë gjithmonë me praninë e sigurimit sepse ka pasur nga ata njerëz skeptikë të cilët nuk e kanë pritur aspak mirë kontekstin e videos ku këngëtari përformonte. Ai ka thënë se është ndjekur shpesh herë nga njerëz të cilët edhe e kanë ofenduar. Mund të jetë e frikshme, por mesa duket se ai nuk po planifikon të tërhiqet nga të qenit vetja e tij, i vërtetë dhe unik.
Rikujtojmë se, pas komenteve fyese dhe homofobe të reperit të njohur DaBaby, duket se Miley Cyrus po tregohet më e mirëkuptueshme rreth gjithë situatës së ndodhur dhe kundër reagimeve të ashpra që shumë të njohur të tjetër kanë bërë kundrejt tij. Këngëtarja në vend që të vepronte si kolegët e saj, duke e sulmuar DaBaby, duket se ka qenë më gjakftohtë lidhur me ngjarjen.