Këngëtarja britanike Lily Allen festoi 40-vjetorin me një dalje që tërhoqi vëmendje në Londër. E veshur me një bluzë rrjete transparente blu dhe pa reçipeta, ajo zbuloi rezultatet e ndërhyrjes së saj të fundit në gjoks. Pamjen e kompletoi me pantallona jeshile dhe një xhaketë elegante, ndërsa drekoi në Notting Hill me miq.
Në një postim në Instagram, Allen ndau një selfie me pamjen e saj të re, duke shkruar:
Gëzuar ditëlindjen për mua.
Në podkastin e saj “Miss Me?”, artistja tregoi se ndonëse ndihet mirë me gjoksin e ri, ndien kontrast me fytyrën e saj 40-vjeçare. Ajo shtoi me humor se po mendon për një ndërhyrje tjetër, si ngritja e të pasmeve.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj, aktori David Harbour, është rikthyer në Londër për promovimin e filmit “Thunderbolts”.
Ai pranoi publikisht ndarjen me Allen, duke thënë se po kalon një fazë rritjeje personale.