Gossip Showbiz

Lily Allen kërkon falje publike Katy Perryt pas kritikave për fluturimin në hapësirë: “Ishte e panevojshme…”

Këngëtarja britanike Lily Allen ka kërkuar falje publike ndaj koleges së saj, Katy Perry, për komentet kritike që kishte bërë më herët rreth pjesëmarrjes së saj në fluturimin në hapësirë.

Gjatë episodit të fundit të podcast-it të saj “Miss Me?”, Allen pranoi se komentet e saj ndaj Perryt ishin të papërshtatshme dhe të nxituara.

Ajo tha se, megjithëse nuk pajtohet me vendimin e yllit të popit për të marrë pjesë në udhëtimin hapësinor, nuk kishte arsye të veçonte dhe të sulmonte personalisht atë.

Mendova gjatë për këtë dhe e kuptova që ishte krejtësisht e panevojshme ta kritikoja në atë mënyrë. Dua të them, nuk jam dakord me atë që bënë, por ajo nuk ishte e vetmja. Thjesht ndoshta ishte më e famshmja

Ajo shtoi më tej:

Më vjen vërtet keq. Do të më dhembte nëse do të isha në vendin e saj dhe njerëzit do të përmendnin emrin tim në atë mënyrë. E di që ndoshta nuk e ndjek podcast-in tim, por më vjen sinqerisht keq, Katy Perry.

Kujtojmë se më 14 prill, Katy Perry ishte një nga pesë gratë që morën pjesë në fluturimin suborbital me kapsulën “New Shepard”.

Përveç saj, në bordin e anijes ishin edhe Lauren Sanchez (e fejuara e Jeff Bezos), gazetarja Gayle King, producentja Karianne Flynn, ish-shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe dhe aktivistja Amanda Nguyen.

Momente pas uljes në Tokë, Perry u pa duke puthur tokën, ndërsa Lauren Sanchez e përqafoi Jeff Bezosin.