Britanikja Lily Allen është gati për një rikthim të madh në skenën muzikore. M 24 tetor 2025 do të publikohet albumi i saj, ‘West End Girl’, hera e parë prej shtatë vitesh që ajo sjell një projekt të ri të plotë.
Albumi përbëhet nga 14 këngë, të cilat Allen i ka përshkruar si më të ndjerat në karrierën e saj, duke përzier rrëfime autobiografike me narrativa fiction që përqendrohen te rritja personale, marrëdhëniet dhe sjelljet njerëzore. Në një intervistë të sapo publikuar, Allen hapi zemrën mbi periudhën e vështirë pas ndarjes së martesës me aktorin David Harbour, teksa rrëfeu për përballjen me shëndetin mendor dhe rolin e nënës që nuk do ta anashkalonte.

Ky rikthim vjen në një kohë kur Allen është përfshirë në teatro të Londrës, por edhe në krijimin e një podcasti me titull “Miss Me”. Ajo shpjegoi se albumi ka lindur si mënyrë për t’u përballur me atë që po ndodhte, si përbrenda ashtu edhe jashtë skenës.
Për fansat dhe kritikët, ky projekt është jo vetëm një album i ri, por një kapitull i ri i një artisteje që ka kaluar shumë dhe tani zgjedh të flasë me zë të qartë, të sinqertë e të guximshëm. Kjo përgatitje dhe lëvizje bëjnë që “West End Girl” të jetë një prej rikthimeve më të pritura të vitit 2025.